LICENCIMI

BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Nisin seminaret për trajnerë
28 January, 2015 @15:25
Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot se seminari i parë i vitit për të gjithë trajnerët, do të mbahet të shtunën.
Krerët e FBK-së bashkë me ata të Shoqatës së Trajnerëve, janë dakorduar se vijueshmëria e seminareve që organizohen në Kosovë nga ky vit, është parakusht i licencimit të trajnerëve për edicionin e ardhshëm.
Prandaj, çdo trajner është i obliguar të ndjek këto seminare.
FBK, brenda ditëve në vijim do të bëj të ditur orarin dhe vendin se ku do të mbahet seminari i radhës, që është i pari për këtë vit kalendarik.