KOBE

REUTERS/Arkiv
Operohet të mërkurën
26 January, 2015 @22:23
Edhe zyrtarisht skuadra e Los Angeles Lakers ka bërë të ditur se Kobe Bryant, të mërkurën do të duhet të hyjë në operacion për të shëruar krahun e djathtë të tij.
Pesë herë kampioni i NBA-së do të duhet të hyjë në operim, ndërsa rikthimi i tij në parket do të bëhet i ditur vetëm pasi që të shihen rezultatet pas operimit.
Basketbollisti 36 vjeçar mund të mbyll stinorin 2014/15 pas këtij operimi, derisa ka pasur mesatare prej 22.3 pikëve nga 35 ndeshje të zhvilluara këtë stinor për ekipin e tij.
Lakers aktualisht ka bilanc prej 12 fitoreve dhe 33 humbjeve këtë stinor në NBA.