HEAT
nba.com
Rekord nga Whiteside, 12 bllokada
26 January, 2015 @9:28
Pas dy loje mungese, Hassan Whiteside, është rikthyer në menyrën më të mirë tek Miami Heat.
Whiteside, dje në ndeshjen kundër Chicago Bulls, bëri triple-double me 14 pikë, 13 kërcime dhe atë që ishte rekordi i klubit, 12 bllokada.
Hassani, ishte i pa kalueshëm në trapez, ku performanca e tij luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Miami Heat, të cilët e mposhtën kundërshtarin me rezultat 96-84.
Dwyane Wade (26 pikë) dhe Chris Bosh (20 pikë), gjithashtu ishin lojtarët kyç për Heatin, derisa në anën tjetër te demat, 19 pikët e Derrick Rose nuk mjaftuan për fitore.
Video
Performanca e Hassan Whiteside