SUHAREKASIT

Foto: KB Ylli/ Facebook
Ylli, i pari për befasi
25 January, 2015 @18:38
Skuadra e Yllit të Suharekës është bërë ekipi i parë këtë stinor në Superligë që nga pjesa e poshtme e tabelës ka arritur t’i mposht dy skuadra nga katërshja e madhe e basketbollit.
Ylli që në pjesën vjeshtore kishte shkatërruar Trepçën, që duket se është në krizë këtë stinor, mbrëmë ka arritur të befasojë edhe Bashkimin, për tu bërë ekipi i parë me fitore ndaj dy skuadrave të mëdha, ose siç njihen ndryshe të katërshes së madhe.
Përndryshe, Ylli ka pasur rastin ideal që të arrijë edhe befasinë më të madhe të stinorit gjatë vjeshtës, kur ka qenë shumë afër që të mposht edhe Sigal Prishtinën në Suharekë.