LaMARCUS ALDRIDGE

nba.com
Shkëlqen me lëndim
25 January, 2015 @10:27
Vetëm dy ditë më parë, LaMarcus Aldridge kishte njoftuar se do të ketë një operacion, për të shëruar ligamentin në gishtin e tij të majtë dhe do të humbasë gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.
Por, ai vendosi që të luajë bashkë me dhimbje, ku në ndeshjen kundër Washington Wizardsit, shkëlqeu duke ia sjellë fitoren skuadrës së Portlandit, me rezultat 103-96.
Aldridge, luajti rolin kryesorë tek Portlandi, duke i shënuar 26 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Damian Lillard me 20 sosh.
Në anën tjetër, 25 pikët e John Wallit nuk mjaftuan për Washingtonin.
Video
Portland-Washington