Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD

Shpërthen Klay Thompson

nba.com

Shpërthen Klay Thompson


24 January, 2015 @10:07

Dje në ndeshjen, Golden State Warriors - Sacramento Kings, çdo gjë shkonte në rregull, deri në fillimin e çerekut të tretë.

Asnjëri që ishin të pranishëm në palestër, nuk e besonin që do të jenë dëshmitarë, të një ndeshjeje që do të shkruhet në histori në NBA.

Klay Thompson, ishte ai që shpërtheu në çerekun e tretë dhe luajti me 100% saktësi këtë çerek. Ai shënoi 37 pikë, prej tyre nëntë herë nga vija e treshit, pa huqje.

Thompson, hyri në histori, duke shënuar më së shumti pikë në një çerek, i cili në total e përfundoi ndeshjen me 52 pikë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 126-101, në favor të luftëtarëve, të cilët e regjistruan fitoren e 35-të krahas 6-të humbjeve që i kanë.

Trajneri i Golden Stateit, Steve Kerr, pas ndeshjes e lëvdoi lojtarin e tij me këto fjalë:

Kam qenë njëri ndër lojtarët më me fat, që e kam pasur rastin të luaj me lojtarë si, Michael Jordan, Tim Duncan, Davind Robinson dhe disa lojtarë të tjerë të mrekullueshëm, kam parë gjëra spektakulare që i ka bërë Jordani, në çdo natë, por kurrë nuk e kam parë atë të bëjë një gjë e tillë”.


Video

Performanca e Klay Thompson



 
Të gjitha lajmet nga NBA