E FUNDIT E XHIROS
BOROZANI/Arkiv
Trepça nuk lejon befasi
25 January, 2015 @21:55
Trepça ka shënuar fitore ndaj Kastriotit në Ferizaj për tu rikthyer në pozitën e katërt të klasifikimit në fund të kësaj xhiroje.
Trepça, 100% vendore
Ekipi i Ilir Selmanit, ka arritur të mposht Kastriotin me 16 pikë epërsi, derisa ka zhvilluar ndeshjen pa asnjë të huaj.
Kështu, me shpërthimin e ish lojtarit të Dritës, Arian Mehmeti, në çerekun e tretë të lojës, ekipi mitrovicas ka rikthyer ndeshjen dhe ka arritur fitore në fund.
Debutuan me humbje
E debutimi i trajnerit Jeton Nixha te Kastrioti, u regjistrua me humbje, përkundër se ia nisën më mirë takimit sesa mysafirët sot.
Keith Gabriel, që gjithashtu debutoi për Kastriotin regjistroi 33 pikë në ndeshjen e parë të tij te ky ekip, por ferizajasit nuk e arritën fitoren.
Fundi dramatik
Te Trepça, që luftoi shumë për fitore, më të dalluarit kanë qenë: Samir Zekiqi me 24 pikë e 9 kërcime, Arian Mehmeti me 16 pikë e 8 kërcime dhe Valdrin Haxhiu me 9 pikë e 12 asistime.
Mitrovicasit fundin e ndeshjes e pritën thuajse pa lojtarë nën kosh, pasi që më parë u përjashtuan për shkak të 5 personaleve: Fikret Handzic, Besnik Azemi i rikthyer dhe Arian Mehmeti.
Fitorja, sjell motivim të madh te mitrovicasit që presin Vëllaznimin në mesjavë, derisa Kastrioti udhëton për në Suharekë, ku takohet me Yllin që po shëndrit.
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Keith Gabriel | 33 pikë | 8 asistime | 5 kërcime |
2 | Donald Lawes | 15 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
3 | Vincent Williams | 13 pikë | 6 asistime | 2 kërcime |
4 | Armend Jashari | 6 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
5 | Stephen Coles | 6 pikë | 1 kërcim | |
6 | Gent Shabani | 2 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Samir Zekiqi | 24 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
2 | Arian Mehmeti | 16 pikë | 8 kërcime | |
3 | Arian Tahiri | 15 pikë | 7 asistime | |
4 | Fikret Handzic | 11 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
5 | Valdrin Haxhiu | 9 pikë | 12 asistime | 2 kërcime |
6 | Besnik Azemi | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Safet Mustafa | 6 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
8 | Agon Selmani | 2 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |