EKSKLUZIVE
Miodrag Baletic (në mes) duke shikuar ekipin gjatë ndeshjes/ BOROZANI/Lis Dorambari
Shkon Baletic, kthehet Kërveshi
26 January, 2015 @13:41
Ish trajneri i Bashkimit, që u shpallë trajneri i vitit nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për stinorin që shkoi, Edin Kërveshi, do të rimerr drejtimin e ekipit nga Prizreni sot.
Kjo, pasi që drejtuesit e klubit portokallezi kanë larguar trajnerin e deritashëm të ekipit, malaziasin Miodrag Baletic, ka mësuar Borozani.com ekskluzivisht nga menaxheri i kësaj skuadre, Arlind Kaçaniku.
Si duket humbja nga Ylli ka qenë një kafshatë e pakapërdishme për drejtuesit e klubit prizrenas, të cilët kanë larguar trajnerin më me përvojë që ka ardhur ndonjëherë në ekip.
Sidoqoftë, 35 vjeçari Kërveshi, si forcë lokale prizrenase pritet të këndell skuadrën e Bashkimit pas humbjes së papritur nga Ylli fundjavën që shkoi.
Kërveshi pritet të debutojë që në ndeshjen e radhës të Bashkimit, kur këta të fundit presin në Sezai Surroi Besën e Pejës.
NDESHJET E RADHËS DHE TABELA AKTUALE