LAC-DEN

nba.com
Crawford në skenë
27 January, 2015 @10:43
Të gjithë të pranishmit, në sallën Staples Center, as që kishin menduar se Jamal Crawford, do të bëhet lojtari i ndeshjes.
Ngase ai dy çerekët e parë nuk shënoi asnjë pikë dhe në të tretën luajti vetëm me dy pikë.
Por, magjia filloi në çerekun e fundit kur timonin e morri Crawford dhe shënoi 21 pikë për t’ia sjellë fitoren skuadrës së tij, me rezultat 102-98.
Jamal, ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Matt Barnes me 18 sosh. Te rivali u dallua Ty Lawson me 19 pikë e 11 asistime, që nuk mjaftuan për fitore.
Bilanci i Los Angeles Clippersit, u bë 31-14, që gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.
Video
Performanca e Jamal Crawford