DERBI

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Prishtina në krye, ndërpren serinë e Pejës
28 January, 2015 @22:02
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore shumë të lehtë ndaj rivalit të saj më të ashpër në vitet e fundit, në Superligë.
Ekipi bardhekaltër ka shfrytëzuar maksimalisht mungesat e Pejës në ekip për të korrur fitore të rëndësishme dhe të thellë në fund, me 25 pikë dallim.
Dardan Berisha ka qenë më i dalluari te ekipi i Sigal Prishtinës, ndërsa është ndihmuar jashtëzakonisht edhe nga Edin Bavcic.
E Peja, që e rivalizoi Prishtinën vetëm në çerekun e parë të ndeshjes, më tutje nuk arriti të bëj asgjë më shumë, duke pranuar humbjen dalëngadalë.
Drilon Hajrizi e Arti Hajdari (13 pikë) janë treguar mjaft në këtë ndeshje për Pejën, mirëpo, mungesa e basketbollistëve për rotacion në ekip, ka bërë të veten te verdhezinjtë, që tashmë kanë ndërprerë serinë prej 13 fitoreve me radhë.
Statistikat ekipore:
Sigal Prishtina | Peja | ||
Çereku i parë: | 24 | 20 | |
Çereku i dytë: | 49 | 32 | |
Çereku i tretë: | 76 | 53 | |
Çereku i katërt: | 103 | 76 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 23 pikë | 2 kërcime | 9 asistime |
2 | Jordan Hulls | 20 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
3 | Edin Bavcic | 17 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
4 | Julian Mavunga | 15 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
5 | Edmond Azemi | 13 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
6 | Blerim Mazreku | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Leonard Mekaj | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Mërgim Jakupi | 3 pikë | - | - |
9 | Nikola Vucurovic | 3 pikë | 1 top i vjedhur | 2 asistime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 23 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
2 | Fisnik Rugova | 14 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
3 | Arti Hajdari | 13 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
4 | Jozo Brkic | 13 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Blendi Kadusha | 7 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Alban Veseli | 6 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Luka Petkovic | 0 pikë | 1 kërcim | 7 asistime |
8 | Ardit Beqiri | 0 pikë | 2 kërcime | - |