GRUPET E REJA

Peja me fat, nis me 2 fitore!
28 January, 2015 @23:26
Fitorja e Kumanovës ndaj Rilski Sportisit sot në Bullgari i ka konvenuar më së shumti Pejës!
Kjo pasi që u krijuan grupet e reja për fazën e dytë të Balkan League, Peja do t’ia nis me dy fitore fazës së dytë, pasi që ka mposhtur Kumanovën 2 herë në fazën e parë.
Tabela përfundimtare e fazës së parë
E vendi i katërt për Sigal Prishtinën në anën tjetër është treguar fatal. Pasi që Kozuvi si lider i Grupit B, kishte mposhtur bardhekaltërit dy herë dhe me këtë barten në Grupin D, ku Sigal Prishtina nis me bilanc 0-2.
Formimi i grupeve ka shkuar kështu: I pari dhe i katërti nga Grupi A, i dyti dhe i treti nga Grupi B - futen në Grupin C, ndërsa i pari dhe i katërti i Grupit B, i dyti dhe i treti nga Grupi A - futen në Grupin D.
Aty, barten ndeshjet me ekipin që e kanë pasur në grup, ku Peja ka mposhtur 2 herë Kumanovën, ndërsa Prishtina është mposhtur dy herë nga Kozuvi dhe këto skuadra nuk takohen me njëra-tjetrën më.
Mëposhtë shikoni grupet e reja të formuara dhe si do t’ia nisin garat aty.
GRUPI C:
1 | Kumanova | 0 fitore | 2 humbje | |
2 | Craiova | 1 fitore | 1 humbje | |
3 | Mornar | 1 fitore | 1 humbje | |
4 | Peja | 2 fitore | 0 humbje |
GRUPI D:
1 | Kozuv | 2 fitore | 0 humbje | |
2 | Rilski Sportist | 1 fitore | 1 humbje | |
3 | Sutjeska | 1 fitore | 1 humbje | |
4 | Sigal Prishtina | 0 fitore | 2 humbje |