TREPÇA - PRISHTINA
6 orë para ndeshjes, s’ka më bileta!
3 February, 2018 @13:39
Palestra me mesataren më të madhe të shikuesve në stinorin pranveror të Superligës, ‘Minatori’, pritet të jetë e stërmbushur edhe sonte, kur Trepça e pret në shtëpi Sigal Prishtinën në ndeshjen kryesore të xhiros së XVIII.
Nga qyteti i Mitrovicës është raportuar se të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur para orës 13:00, 6 orë para ndeshjes, dhe më bileta në shitje nuk ka, gjë që tregon interesimin e madh të mitrovicasve për këtë duel.
Takimi fillon në ora 19:00, ndërsa transmetim direkt në ekranet televizive nuk ka.