NGA INFORMATORI
900 euro gjobë Yllit
29 April, 2019 @14:08
Në Informatorin e publikuar sot për ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale të PlayOffit në Superligë, është bërë e ditur se ekipi i Yllit është dënuar me 900 euro gjobë në total për ndeshjen e humbur ndaj Rahovecit.
Ekipit të Suharekës do t’i kushtojë 500 euro goditja e basketbollistit të Rahovecit (Arian Qallaku) “Hudhja e gjësendeve të forta (goditja e lojtarit Arian Qallaku, KB Rahoveci) nga ana e shikuesve vendas”, mungesa apo aparatura jo në rregull e zërimit 100 euro, si dhe hudhja e gjësendeve të forta në fushë të lojës me 300 euro tjera - që në total çojnë dënimin në 900 euro.
Ylli në ndërkohë ka humbur edhe ndeshjen e tretë të serisë nga Rahoveci dhe kështu ka përfunduar sezonin 2018/19 në Superligë si gjysmëfinalist.