GAME 1: BUCKS - CELTICS
Irving e Horford kujdesen për fitoren e parë
29 April, 2019 @9:41
Boston Celtics, me ndihmën e Kyrie Irvingut dhe Al Horfordit, e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës Lindore kundër Milwaukee Bucksit, me rezultat 90-112.
Rezultati deri në fund të pjesës së parë ishte i ngushtë, por nga çereku i tretë, kontrolli kaloi te keltët dhe kështu e nisën serisë me fitore.
Kyrie Irving shkëlqeu me 26 pikë, 11 asistime e 7 kërcime, derisa Al Horford luajti me 20 pikë e 11 kërcime. Ky i fundit me mbrojtje të mirë në trapez, arriti në disa sulme ta ndalë super yllin Antetokonmpo.
Krahas mbrojtjes së mirë të Bostonit, Giannis Antetokonmpo ishte koshashënuesi më i mirë me 22 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Boston me këtë fitore kaloi 1-0 në epërsi në seri. Ndeshja e dytë do të luhet përsëri te palestra e Bucksit më 30 prill në ora 22:00.