Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RESTART

900 milionë arsye pse duhet të vazhdojë NBA

Foto: NBA

900 milionë arsye pse duhet të vazhdojë NBA


16 May, 2020 @0:51

Pjesa dërrmuese e ligës është optimiste se NBA do të përfundojë stinorin në parket.

Si, kur dhe në çfarë mënyre do të bëhet rifillimi i stinorit nuk dihet ende, ndërsa brenda muajit komesari Adam Silver pritet të thërret video konferencën e radhës për të treguar planin.

E arsyet pse optimizmi i madh për ligën më të fortë të basketbollit në botë - janë të ardhurat nga transmetuesit televiziv.

NBC Sports ka raportuar sot se moszhvillimi i stinorit do të çonte në humbjen e 900 milionë dollarëve nga të drejtat televizive.

Kjo është arsyeja pse Silver po mundohet që ekipet të luajnë ndeshjet e fundit të stinorit, pasi që duhen kompletuar minimalisht 70 ndeshje për të arkëtuar këto mjete.

Kjo shifër e të ardhura i prek direkt edhe lojtarët. Shumica e tyre tashmë veç janë në 25% më pak të të ardhurave të zakonshme, sipas marrëveshjes mes ligës dhe lojtarëve për shkak të ndërprerjes së garave dhe ndihmës për rifillimin e tyre.

Silver dhe NBA e dinë shumë mirë se çka duhet bërë, përkundër që nuk kanë përgjigje perfekte për momentin. Rreziku i madh ekziston. Por të gjithë po punojnë për të nxjerrë zgjidhjen më të mirë, për të shpjeguar 900 milionë arsyet e rifillimit të stinorit dhe arritjes në PlayOff 2019/20.


 
Të gjitha lajmet nga NBA