Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALL STAR 2020

All Stari 2020 fillon, Amerika mposhtë Botën

All Stari 2020 fillon, Amerika mposhtë Botën


15 February, 2020 @10:43

All Stari 2020 në NBA, ka filluar me ndeshjen Amerika kundër Botës.

Lojtarët që i kanë mbushur dy vjet në NBA dhe ata që janë rookie (viti i parë), në ora 3 pas mesnate e hapën All Starin 2020 që po mbahet në Chicago.

Skuadra e Amerikës e mposhti skuadrën e Botës me rezultat 151-131, derisa MVP i ndeshjes është zgjedhur lojtari i Charlotte Hornets, Miles Bridges.

Bridges luajti me 20 pikë, 5 kërcime e 5 asistime te skuadra e Amerikës, derisa u dalluan edhe Eric Paschall me 23 pikë, Collin Sexton me 21 pikë të tjera.

Në anën tjetër te skuadra e Botës më i miri ishte RJ Barrett me 27 pikë, kurse Luka Doncic luajti me 16 pikë e 5 asistime.

Më 16 shkurt në ora 2:00 pas mesnate, do të jenë garat për shkathtësi, për 3 pikë dhe për ngulitje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA