TALENTI
Andi Shehu në Turk Telekom
1 September, 2013 @11:16
Basketbollisti i talentuar i kadetëve të Bashkimit të Prizrenit, Andi Shehu, do të jetë basketbollist i ri i Turk Telekomit.
Sipas informatave të dhëna nga trajneri i tij Edin Kërveshi, brenda javës që vjen prindi i Andit do të nënshkruaj kontratën me këtë klub turk, që zyrtarizon Shehun si basketbollist të Turk Telekomit.
Andi 15 vjeçar tashmë pritet të tregohet atje dhe nëse gjithçka shkon në rregull, shpresojmë të arrijnë nivelin e tashmë të njohurit, Kenan Spahi.