EKSKLUZIVE
Arbnore Përquku: Në fushë maksimalisht
3 December, 2016 @8:41
Skuadra e Prishtinës do të udhëtojë në Pejë, për ta mbrojtur epitetin e të pamposhturës, ndërsa basketbollistja Arbnore Përquku, në deklaratën e saj të dhënë për Borozani.com para derbit të madh të Ligës së Femrave ka thënë se vajzat bardhekaltëra janë të përgatitura për derbi.
“Po mendoj që jemi të përgatitura mirë edhe pse gjatë gjithë kampionatit kemi pasur ndeshje shumë të lehta sikur ne sikur Peja. Sidoqoftë, ne në fushë do të futemi për të dhënë maksimumin se asnjëherë nuk bën të nënçmohet kundërshtari. Shembulli i freskët është stinori i kaluar ku Peja gjatë gjithë sezonës ka dominuar dhe në fund ne u shpallëm kampion” - ka thënë Përquku ekskluzivisht për Borozani.com.
Ndeshja do të luhet të dielën në ora 20:00 në palestrën “Karagaçi”, derisa që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 6-0.