DJE ISHTE, SOT S'ËSHTË
Trajkovski lë Prishtinën për Karposin
2 December, 2016 @11:54
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Sigal Prishtinës këtë stinor, Bojan Trajkovski, ka nënshkruar sot me ekipin nga Shkupi, Karpos Sokoli, ka bërë të ditur Makedonski Sport pak më parë.
Trajkovski që mbrëmë ka shënuar 14 pikë, 5 kërcime e 4 asistime për bardhekaltërit në fitoren e parë të tyre këtë stinor në BIBL ndaj Kumanovës, sot është anëtar i ri i Karposit, që përveç BIBL garon edhe në ABA ligë.
Maqedonasi në fjalë nuk do të ketë të drejtë të zhvillojë ndeshjen e ABA ligës që luhet sot ndërmjet Zarës dhe Karposhit, ndërsa gazeta në fjalë ka shkruar se ai do të mund të debutojë në mesjavë ndaj Trepçës në kuadër të BIBL.