CAVS vs CLIPPERS
Clippers mposht LeBronin për herë të parë
2 December, 2016 @9:52
Prej që u draftua LeBron Jamesi (2003) Los Angeles Clippers nuk e kishte mposhtur skuadrën e tij në “Quicken Loans Arena”, deri në ndeshjen e fundit të zhvilluar mbrëmë (113-94).
Në fitoren e ardhur pas 13 viteve, më të mirët te Clippersi ishin JJ Redick me 23 pikë dhe Chris Paul me 16 pikë, 9 asisitme e 6 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër nuk mjaftuan 28 pikët e Kyrie Irvingut.
Kjo ishte fitorja e parë pas tre humbjeve rresht për Los Angeles Clippersin dhe e 15-ta pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa krahas humbjes, Cleveland Cavaliers gjendet në krye të Konferencës Lindore me bilanc 13-4.