FENERBAHCE vs REAL MADRID
Fenerbahçe fiton dramën në Stamboll
1 December, 2016 @21:19
Në sekondat e fundit të ndeshjes, rezultati ishte 77-77, topi ishte në duart e Sergio Llullit, i cili shutoi por nuk arriti ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.
Por një gabim fatal e bëri lojtari i Real Madridit, Jaycee Carroll, i cili e faulloi James Nunnalyn një sekondë para përfundimit të ndeshjes, derisa ky i fundit shënoi një herë nga dy gjuajtjet e lira, për ta siguruar fitoren Fenerbahçes me rezultat 78-77 ndaj Real Madridit.
Nënkampioni i Euroleague, Feneri, është detyruar që të luaj me 7 lojtarë për shkak të lëndimeve, derisa 6 prej tyre arritën të shënojnë pikë dyshifrore përpos Gigi Datomes (4 pikë), kurse koshashënuesi më i mirë ishte James Nunnaly me 18 pikë.
Në anën tjetër, te Madridi më i dalluari ishte Anthony Randolph me 16 pikë dhe ishte 100% i saktë nga vija e treshit (4/4).
Që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 7 fitoreve e tri humbjeve pas xhiros së dhjetë në Euroleague.