EDMOND AZEMI, KB PRISHTINA
Fitorja do ta ngrit ekipin
2 December, 2016 @8:48
Kapiteni shumëvjeçar i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, pas fitores së parë të ekipit të tij këtë stinor në BIBL ka thënë se ky do të jetë momenti i ngritjes për ekipin e tij.
“Me një mbrojtje agresive posaçërisht në dy çerekët e fundit, ne nxorrëm fitoren. Një fitore kjo, shumë e rëndësishme. Besoj se kjo fitore do ta motivojë edhe më shumë ekipin për të arritur synimet tona në këtë garë,” ka thënë Azemi 36 vjeç për faqen zyrtare të BIBL.
Sigal Prishtina mbrëmë ka shënuar fitoren e parë të stinorit në BIBL, duke e mposhtur Kumanovën. Kumanova në anën tjetër e ka përjetuar humbjen e parë pas 5 fitoreve me radhë në BIBL këtë stinor.