Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAY 5 @ FIBA WC CHINA 2019

Argjentina fiton grupin duke mposhtur Rusinë

FOTO/ fiba.com

Argjentina fiton grupin duke mposhtur Rusinë


4 September, 2019 @17:29

Janë kompletuar fituesit e grupeve A,B dhe C në raundin e parë në Botërorin Kina 2019.

Venezuela - Kina


Polona dhe Venezuela janë kualifikuar për në raundin e dytë nga grupi A, skuadra latino-amerikane Venezuela ka mposhtur organizatorin Kinën me rezultat 72-59.

Basketbollisti më efikas tek Venezuela ishte Heissler Guillent i cili realizoi 15 pikë dhe 8 asistime, ndërsa tek vendasit më efikasi ishte Jiwei Zhao me 12 pikë.

 

Rusia - Argjentina


Argjentina mposhti Rusinë në ndeshjen direkte për fituesin e grupit B, me rezultat 69-61.

Playmakeri i Real Madrid, Facundo Campazzo ishte lojtari më i mirë në ndeshje duke realizuar 21 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime, derisa tek rusët lojtari më i mirë ishte
Andrey Zubkov duke luajtur me 18 pikë dhe 7 kërcime.

 

Spanja - Irani


Në grupin C, Spanja pa ndonjë problem kualifikohet në raundin tjetër me 3 fitore, duke fituar kundër Iranit në ndeshjen e fundit me rezultat 73-65, së bashku me
Spanjën në raundin tjetër u kualifikua edhe Puerto Rico.

Juancho Hernangomez me double-double prej 11 pikëve dhe 10 kërcime ishte më lojtari më efektiv tek spanjollët, kurse për Iranin nuk mjaftoi double-double i Hamed Haddadit i cili luajti me 10 pikë dhe 15 kërcime.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019