Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE HISTORY

Arrijnë fitoren historike

Foto: sportkeeda.com

Arrijnë fitoren historike


11 April, 2016 @10:33

U arrit. Golden State Warriors ka mposhtur rivalin më të fortë të mundshëm të këtij stinori si mysafir për të barazuar rekordin e Chicago Bulls të stinorit 1995/96.

Kampioni aktual i NBA-së ka arritur shifrën e 72 fitoreve në këtë stinor, ndërsa rekordin e Bullsave mund ta thyejnë në ndeshjen e mbetur të tyre ndaj Memphis Grizzlies.

Stephen Curry ka shënuar 37 pikë në fitoren 92-86 të tyre sot.

“Mund të shkojmë në 73 fitore,” ka thënë lojtari i Warriors Draymond Green pas ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Ndërsa MVP i stinorit të kaluar që po shkëlqen edhe këtë stinor, Curry ka shtuar se qëllimi është titulli, por nëse ka mundësi, pse mos të thyhen edhe rekordet.

“Jemi duke u kënaqur me lojën që po e bëjmë. Qëllimi është titulli. Por kur e afron veten në pozitë që askush s’e ka bërë më parë në histori, pse jo. Do të ishte e mrekullueshme,” ka thënë Curry pas fitores.

GSW

Përveç Curryt që shënoi 37, te Warriors vetëm edhe Klay Thompson e Draymond Green kanë shënuar pikë dyshifrore. I pari ka shënuar 14, ndërsa i dyti 11 të tilla në fitoren që do të mbahet në mend.

Te San Antonio, dyshja LaMarcus Aldridge dhe Kawhi Leonard kanë qenë më efikasët. Aldridge shënoi 24, ndërsa Leonard 20 pikë të tjera në derbin e Konferencës Perëndimore - që pritet të jetë edhe finalja e kësaj konference më vonë në Play-Off, nëse nuk ndodh ndonjë befasi.

Përndryshe, me fitoren e sotme, Golden State është bërë ekipi i parë në histori të NBA-së që nuk ka regjistruar dy humbje me radhë gjatë gjithë stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA