Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOSIP PLANTAK

Arritje e madhe! Treguam karakter

Foto: KBVellaznimi/ fb

Arritje e madhe! Treguam karakter


25 March, 2023 @22:23

Atë që e përsëriti gjatë gjithë stinorit, Josip Plantak e arriti me Vëllaznimin në ndeshjen kryesore dhe të parafundit të stinorit të rregullt. Ekipi gjakovar që këtë stinor iu rikthye Superligës nuk deshi në asnjë mënyrë që të kthehet në Ligë të Parë dhe me fitoren e sontme jo vetëm që siguroi Superligën 2023/24, por edhe PlayOffin.

I lumtur në fund, trajneri kroat i Vëllaznimit ka vlerësuar prej menaxhmentit e deri te tifozët, secilin që ka përkrahur Vëllaznimin, ndërsa ka thënë se tash e tutje ekipi do të luajë pa presion dhe i relaksuar në PlayOff - për tu kënaqur me basketboll.

“Kemi arritur qëllimin krejt në fund. Edhe kemi mbetur në ligë edhe kemi siguruar PlayOffin. Mendoj se për ne ky është rezultat i jashtëzakonshëm. Së pari dëshiroj t’i urojë lojtarëve dhe menaxhmentit, pastaj edhe tifozëve që nuk janë ndalur duke na përkrahur. Kundërshtari ka luajtur shumë mirë, gjithashtu. Treguam karakter. Në dy muajt e fundit kemi pasur shumë ngritje-ulje si ekip, por kjo ka qenë ndeshja kryesore dhe këtu e kemi treguar karakterin.” - ka thënë Plantak ndër të tjera, pas ndeshjes.

Vëllaznimi një xhiro para fundit të stinorit ka bilans 9-18 dhe edhe me humbje në ndeshjen e fundit të stinorit e ka të sigurt pozitën e gjashtë në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga