PREMIER LEAGUE

Foto: Houssem Aouar
Arteta e dëshiron me çdo kusht mesfushorin Aouar
4 March, 2021 @13:55
Duket se Arsenali nuk do të heqë dorë lehtë nga mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar.
Topxhinjtë do të tentojnë ta transferojnë 22-vjeçarin gjatë afatit të verës, pasi që vitin e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të londinezëve, një transferim i tillë nuk ndodhi.
Arteta e preferon shumë fantazistin, ndërsa thuhet se ai i kishte sugjeruar edhe Guardiolas ta transferonte futbollistin te Manchester City.
Sipas Calcio Mercato, thuhet se bordi mund t’ia bëjë dhuratë teknikut spanjoll mesfushorin këtë verë.