VUSHTRRIA - AS PRISHTINA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
AS Prishtina triumfon pas 2 vazhdimeve
6 December, 2019 @14:10
Në duelin në mes të Vushtrrisë dhe AS Prishtinës, që shkoi në dy vazhdime, triumfuese doli skuadra e AS Prishtinës, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 95-104.
Rron Kurti me 25 pikë e 7 kërcime, Dion Haxhosaj me 22 pikë e 12 kërcime dhe Don Polloshka me 15 pikë e 11 asistime, ishin më të dalluarit te skuadra e trajnerit Valentin Spaqi.
Te Vushtrria u veçuan Erhan Sholla me 24 pikë, Butrint Zabërgja me 17 pikë dhe Mendrit Ademi me 16 pikë, 8 asistime, 6 kërcime e 5 topa të rrëmbyer, por nuk mjaftuan për fitore.
Në 8 xhirot e zhvilluara në Ligën e Parë, Vushtrria është skuadra e vetme që ka pësuar dy herë mbi 100 pikë në një ndeshje.
AS Prishtina me 5 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Vushtrria ka bilanc prej 2 fitoreve e 6 humbjeve.
Në xhiron e radhës, AS Prishtina takohet me Borean, kurse Vushtrria me Istogun.