Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRANIMIR PAVIC

Askush s’e ka pritur, por ne kemi besuar!

Askush s’e ka pritur, por ne kemi besuar!


12 February, 2022 @0:00

Branimir Pavic, trajner i Bashkimit, i ka uruar secilit lojtar në parket luftën e treguar në fushë. Ai ka thënë se secili lojtar, edhe i kundërshtarit, ka luftuar mjaft për më të mirën për ekipin e tij.

Mirëpo, dallimi ka qenë në atë që askush nuk e ka pritur, por Bashkimi e ka besuar finalen.

“Së pari dëshiroj t’i urojë lojtarët e mi që kanë treguar luftë në secilin moment, por edhe ata të Yllit, që kanë qenë shumë të mirë. Në fund kemi qenë më të koncentruar dhe kemi arritur finalen. Askush nuk e ka pritur, por ne kemi besuar. Kjo është më rëndësishmja. Lojtarët kanë luajtur për njëri-tjetrin dhe kanë besuar se munden. Nuk do ta veçojë asnjë individ, pasi që edhe ata që kanë pasur pak minuta në lojë, kanë kryer punën më së miri, përkundër opsioneve të limituara që kishim si ekip,” ka thënë Branimir Pavic pas ndeshjes.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Kjo është finalja e parë për Pavicin si trajner në një ekip kosovar. Ai gjatë karrierës së tij në basketbollin kosovar ka drejtuar Pejën dhe Vëllaznimin, para se të bëhet trajner i Bashkimit.

Bashkimi në fillim të turneut të Final 8 të Kupës së Kosovës nuk është llogaritur si opsional për të arritur finalen! Mirëpo, portokallezinjtë kaluan së pari rivalin e rrezikshëm lokal, Prizreni-16, e më pas edhe njërin ndër favoritët, Ylli, për të siguruar biletën për finale.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës