BRAZILIANI I KTHEHET EKIPIT TË FËMIJËRISË

Aston Villa konfirmon shitjen e Philippe Coutinhos
4 July, 2025 @15:41
Mefsushori brazilian, Philippe Coutinho, që ka qenë lojtar i Aston Villës dhe së fundi i huazuar në Vasco de Gama, tash e tutje edhe me letra është i ekipit brazilian. Njoftimin e ka zytarizuar Aston Villa sot, duke bërë të ditur se kanë arritur ujdi me ekipin brazilan.
Coutinho tash 33-vjeç që ka bërë karrierë te ekipet e mëdha si Inter Liverpool, Barcelona e Bayern, pas kalimit në Aston Villa nuk u stabilizua aty dhe iu kthye si huazim, prej sot edhe si i përhershëm ekipit ku u rrit.