PRISHTINA - BAKKEN BEARS
Bakken Bears mban pozitën e parë
21 November, 2018 @21:48
Skuadra daneze, Bakken Bears, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 77-100, në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, e përfundoi grupin në pozitën e parë.
Prishtina çerekun e parë e përfundoi me rezultat 27-16, por këndellja e Bakken Bearsit erdhi menjëherë, ku e përfunduan pjesën e parë me rezultat 39-45.
Në pjesën e dytë kontrolli ishte te skuadra daneze, derisa kërkuan më shumë fitoren se sa Prishtina dhe kështu do të kthehen në Danimarkë me fitore.
Te Prishtina më i dalluari ishte qendra gjigande, Khalid Boukichou me 15 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Divine Myles me 12 pikë të tjera.
Ndërsa te Bakken Bears më i miri ishte Thomas Laerke me 21 pikë.
Prishtina krahas humbjes e kishte siguruar kualifikimin nga grupi E, kurse me këtë humbje e mbylli grupin në pozitën e dytë me 4 fitore e 2 humbje.