Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALËT

Balkan demolon Kumanovën, Dahlman i pandalshëm

balkanleague.net

Balkan demolon Kumanovën, Dahlman i pandalshëm


18 February, 2014 @19:16

Balkani bullgar ka arritur që të regjistrojë fitoren e pestë me radhë në kuadër të ligës ballkanike. Ata i kanë shkaktuar një humbje të rëndë Kumanovës sonte derisa i mposhtën me gati 30 pikë epërsi, 96-69. 

I tërë dallimi u bë në fillim të ndeshjes gjë që rezultoi edhe me rezultatin përfundimtar të takimit, që ishte i pakthyeshëm për kumanovarët. Çereku i parë kishte përfunduar 35-13 në të mirë të ekipit nga Botevgradi. 

Për më tepër, kjo ka qenë humbja e pestë me radhë e ekipit të Kumanovës, ku prej këtyre pesë humbjeve radhiten edhe ato ndaj Pejës e Sigal Prishtinës në Kosovë. 

Dallimi kryesor i ndeshjes ishte në gjuajtjet nga zona, ku vendasit shënuan me saktësi 31 prej 44 tentimeve, derisa mysafirët, 18 nga 35. 

Amerikani Dahlman, i pandalshëm

Më efikasët te ekipi bullgar ishin Noah Dahlman që regjistroi double-double prej 23 pikëve dhe 13 kërcimeve, derisa Stanimir Marinov ishte shumë afër triple-doubleit me 19 pikë, 13 kërcime e 8 asistime të regjistruara në fitoren e thellë. 

Te ekipi kumanovar, serbi Nemanja Vranjes me 15 dhe maqedoni Marjan Janeski me 11 pikë - kanë qenë më të dalluarit. 

Balkan tash ka bilanc pozitiv prej 6 fitoreve e 5 humbjeve, derisa Kumanova prej liderit të ligës ka rënë në bilanc 6-6. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League