TONY PARKER
S’merr pjesë në Botëror!
17 February, 2014 @21:47
Playmakeri i San Antonio Spursit, Tony Parker, ka thënë se janë shumë të vogla gjasat që ai të jetë pjesë e Francës në Mundobasket 2014 që mbahet në Spanjë këtë vit.
Kjo do të jetë goditje e radhës për kampionen aktuale të Europës në basketboll, pasi që më parë Joachim Noa dhe Nic Batum kanë paralajmëruar mosardhjen.
“Besoj se kam gjasa shumë të vogla që të paraqitem në Kampionatin Botëor që mbahet në Spanjë. Të shohim si po na shkon kampionati në NBA së pari. Sa i përket grupit ku gjindemi, është i vështirë,” ka thënë Parker gjatë All Star fundjavës në New Orleans, transmetojnë mediat e huaja sot.
Parker do të lë ‘sakat’ Francën nëse nuk paraqitet në Mundobasket 2014, pasi që ka qenë njeriu kryesor që ia solli Francës titullin e parë europian në basketboll. Ai aty u zgjodh edhe MVP i Eurobasket 2013 që u mbajt në Slloveni.
Kampionati Botëror i basketbollit do të mbahet nga 30 gushti deri në 14 shtator të këtij viti në Spanjë.