ALL STAR
Lindja ndalë Perëndimin
17 February, 2014 @18:36
Kyrie Irving dhe Carmelo Anthony kanë treguar cilësitë e tyre në Shoë-in e NBA-së ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit duke e rikthyer rezultatin dhe arritur fitoren e ‘atlantikut’ para ‘paqësorit’ 163-155.
Irving shënoi 15 pikë vetëm në çerekun e katërt nga 31, duke regjistruar edhe 14 asistime për të marrë edhe titullin e MVP-së në ndeshjen që u zhvillua në New Orleans.
”Është nder i madh. Ne kemi pasur disa MVP Sonte, në fakt çdonjëri nga ne është MVP këtu,” ka thënë Irving, që ndaloi fitoren e tretë të Perëndimorëve ndaj Lindorëve në NBA.
Edhe Carmelo Anthony është treguar fantastik duke shënuar rekord të All Starit me tetë treshe të shënuara, derisa 30 pikët e tij qenë vendimtare në rikthim të rezultatit. Treshja e fundit e tij, 1 minutë e 4 të qindtat e sekondës para përfundimit të ndeshjes, i dhanë epërsinë 4 pikëshe Lindjes që në fund doli të jetë tejet e rëndësishme.
Perëndimi kishte epërsi deri në 18 pikë në fund të çerekut të tretë, por Lindja ka arritur që të bëjë lojë fantastike për të rikthyer atë në fund.