SUPERLIGA
Prishtina e nis bindshëm
14 February, 2014 @20:59
Ndeshja e vetme në këtë fundjavë e xhiros së parë të stinorit pranveror, ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Dritës, përfundoi ashtu siç pritej, pra me fitoren e prishtinasve.
Çështja e fituesit morri fund që në çerekun e parë, pasi ekipi i trajnerit Ceyhun Cabadak e përmbylli atë me epërsi të lartë prej 26 pikëve, 40-14.
Kjo epërsi e thellë dhe e hershme ndikoi që basketbollistët e Prishtinës të tregojnë një lojë të rehatshme dhe komode, pa rezistencë nga ekipi gjilanas.
Në fund Sigal Prishtina fitoi me rezultat 134-71, duke e filluar ‘mbarë’ stinorin pranveror në ETC Superligë.
Për herë të parë për Dritën në këtë ndeshje luajtën përforcimet e reja, amerikanët Shamar Coomos dhe Ware Christopher, ku ky i fundi e filloi takimin në pesëshen e parë.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të luhen pas një jave, pas vendimit nga mbledhja e përfaqësuesve të klubeve sot në FBK.
Sigal Prishtina ndeshjen e radhës do ta luajë në kuadër të Ligës Ballkanike kundër Teodos me 18 shkurt, derisa Drita në xhiron e ardhshme të Superligës do ta pret Besën e Pejës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.