BLAKE GRIFFIN
Griffin flet për Slam Dunk
14 February, 2014 @15:49
Kampioni i vitit 2011 për ngulitje në All Star, Blake Griffin, deklaroi se në vitet e ardhshme mund të merr pjesë përsëri në Slam Dunk.
Griffin, i cili kishte fituar në vitin 2011 garën për ngulitje ka dhënë shpresa për fansat e tij që janë duke pritur të merr pjesë përsëri në Slam Dunk.
“Ende zyrtarisht nuk jam tërhequr nga garat për ngulitje. Nuk do të thotë se nuk do të marr pjesë përsëri në Slam Dunk, por e kisha rastin që të pushojë dhe e shfrytëzova këtë. Dëshirova që ta kalojë të shtunën duke pushuar,” ka thënë Griffin.
Sivjet në Slam Dunk, do të marrin pjesë lojtarë si: Paul George, Damian Lillard, John Wall, Ben McLemore, Terrence Ross dhe Harrison Barnes.
Vitin e kaluar, kampion në këtë garë ishte Terrence Ross.
Video
Blake Griffin në Slam Dunkin 2011