DERRICK ROSE
Nuk mendon për basketboll
14 February, 2014 @18:16
Superylli i pafat i ‘demave’, Derrick Rose, stinorin e kaluar ishte detyruar që ta humbas të tërin, për shkak të lëndimit.
Sivjet, ai u rikthye në parket, por përsëri u lëndua dhe tani është duke i shikuar ndeshjet anash.
Ndërsa, për rikthimin e tij në Play Off, janë duke diskutuar të gjithë, por Rose, tha se për momentin është i koncentruar vetëm tek shëndeti i tij dhe tha se nuk mendon për basketboll.
“Nuk kemi biseduar për rikthimin tim deri më tani, në gjashtë ditët e javës, jam duke i aplikuar ushtrimet për shërimin tim, për këtë arsye nuk kam kohë për të menduar për basketboll”.
“Në qoftë se, e ndiejë veten më mirë, dëshirojë që të luaj edhe për kombëtaren e SHBA-së. Absolutisht dua që të luaj për SHBA-në”.
Chicago Bulls, pa Derrick Rose-in, ka bilanc prej 27 fitoreve e 25 humbjeve dhe gjendet në pozitën e katërt të Konferencën Lindore.