TRAJNERI I RI
Objektivat e Savovicit me Pejën
16 February, 2014 @17:49
Slobodan Savovic, trajneri i ri i Pejës që erdhi si zëvendësues i Danijel Lutzit te kampionja e Kosovës ka treguar synimet e tij me klubi që do ta udhëheq tash e tutje.
Në një bisedë me shtojcën sportive të Tribunës, Arena, ai ka theksuar se fitoret ndeshje pas ndeshjeje janë imperativ i Pejës.
“Synimi im me Pejën është që të vazhdojmë rrugëtimin e fitoreve dhe të vazhdojmë atë ndeshje pas ndeshjeje. Ndeshja e radhës ndaj Craiovas është tejet e rëndësishme, derisa objektivi ynë mbetet që të zihet një pozitë që siguron Play-Offin,” ka thënë Slobodan ‘Boban’ Savovic për gazetën në fjalë.
Debuton ndaj Craiovas në BIBL dhe Bashkimit në Superligë
Savovic, që është një trajner i ri në moshë - 32 vjeç, do të debutojë me Pejën si mysafir në kuadër të Balkan League ndaj Craiovas në Rumani. Pas kësaj atë në fundjavë e pret derbi i Superligës ndaj Bashkimit në Prizren.
Peja është kampione aktuale e Kosovës në basketboll dhe ka bilanc pozitiv në Balkan League me 6 fitore e 5 humbje, fitorja e fundit e cila u arrit në prani të malaziasit Savovicit nën urdhërat e fundit të kroatit Danijel Lutz ndaj Kumanovës në Karagaç.