BIBL
Fitorja mund të sjellë lidershipin
18 February, 2014 @11:59
Skuadra e Sigal Prishtinës, që aktualisht është në vend të dytë të tabelës së ligës ballkanike sonte ndeshet me Teodon në Tivat të Malit të Zi.
Teodo, në seri të dy fitoreve si vendas
Teodo që kishte vetëm një fitore deri në fillim të këtij muaji, ka arritur të shënojë dy fitore si vendas dhe tashmë kërkon të tretën ndaj Sigal Prishtinës për të hyrë në lojë për një vend që çon në Play-Off.
Mirëpo, Sigal Prishtina është një arrë e fortë për malaziasit dhe ka plane tjera. Nëse djelmoshat e Ceyhun Cabadak luajnë lojën e tyre të disciplinuar atëherë nuk besohet të kenë problem për të fituar ndeshjen.
Mungesa e vetme te Sigal Prishtina është Alban Veseli, i cili me leje nuk ka udhëtuar në Mal të Zi. Veseli ditë më parë është bërë baba.
Në anën tjetër, Teodoja ka mposhtur dy kundërshtarë të fortë në palestrën Zupa, Craiovën dhe Levskin. Derisa basketbollisti më i dalluar i tyre vazhdon të jetë qendra veterane Savo Djikanovic që më 38 vitet e tija po u tregon lekcion kundërshtarëve.
Sigal Prishtina, mundësia për lidership
Sidoqoftë, Sigal Prishtina do të mund të përfundojë javën si lidere e ligës ballkanike, nëse arrin të mposht malaziasit. Kjo pasi që këtë xhiro ndeshen edhe dy konkurrentët kryesorë për TOP 2 të Balkan League, Levski Sofia me Galil Gilboan.
Gjithashtu, prishtinasit në dy ndeshjet e fundit si vendas kanë mposhtur kundërshtarët derisa si mysafirë kanë pësuar disfata.
Ndeshja e sontme, që pritet ta dërgojë Sigal Prishtinën në krye të tabelës së Balkan League, fillon në ora 18:00.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
BALKAN LEAGUE, Sonte:
Zupa, Tivat 18:00 | Teodo - Sigal Prishtina | Gjyqtarë: Aleksandar Milojevic, Aleksandar Pavlov dhe Alija Ferevski; | Takimet e deritashme: Sigal Prishtina - Teodo (1-0) |
Balkan, Botevgrad 17:30 | Balkan-Kumanovo | Gjyqtarë: Zoran Sutulovic , Vladan Sundic dhe Milosav Kaludjerovic; | Takimet e deritashme: Kumanovo - Balkan (1-0) |