Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PERËNDIM

Barazohet seria, vendos ndeshja e shtatë

Foto: NBA Official

Barazohet seria, vendos ndeshja e shtatë


29 May, 2016 @9:22

Me një Kevin Durant që nuk ishte në natën e tij më të mirë dhe në anën tjetër me një super Klay Thompson, Golden State Warriors arriti ta barazojë serinë finale të Konferencës Perëndimore në 3-3 dhe tashmë fituesi duhet të përcaktohet në ndeshjen e shtatë.

Më i dalluari për kampionin në fuqi ishte padyshim Klay Thompson me 41 pikë, prej të cilave 11 ishin jashtë vijës 7.25. MVP i sezonit, Steph Curry, shtoi 29 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime dhe po ashtu ishte meritor në fitoren e madhe të arritur.

Sa i përket vendasve të Thunders, më të dalluarit si zakonisht ishin Kevin Durant me 29 pikë dhe Russell Westbrook me 28 pikë e 11 asistime, mirëpo kjo ishte e pamjaftueshme që seria të mbyllej me 6 ndeshje.

Epërsia e serisë prej 3-1 e Oklahomas tashmë është ‘zhdukur’ dhe favorit për të kaluar në finalen e madhe ndaj Cavaliers janë Warriors, të cilët e kanë përparësinë e terrenit në ndeshjen e shtatë.

SKEMA PLAY-OFF


 
Të gjitha lajmet nga