KAMPIONI NË LOJË
A po rikthehen?
27 May, 2016 @8:28
“Ne nuk po shkojmë në shtëpi! Nuk po shkojmë në shtëpi” ka bërtitë pas ndeshjes Stephen Curry, kur Golden State Warriors fitoi Oklahoma City Thunder për të ulë epërsinë në 2-3 të serisë finale të Konferencës Perëndimore.
Një gabim, në shtëpi
MVP i stinorit shënoi 31 pikë në ndeshje, ndërsa çonte krahët kah publiku për t’i ndezur ata edhe më, në ndeshjen që do të mund të ishte e fundit për këtë stinor për ekipin kampion.
Por, Golden State Warriors i bëri ballë 40 pikëve të Kevin Durantit për të fituar ndeshjen dhe për të ulur epërsinë e Oklahomës në 2-3.
“Kjo ka qenë 91% e Curryt. Ai u fut në lojë për të luajtur më të mirën e tij. Në kohë do të arrijë edhe 100%-shin,” ka thënë Steve Kerr, trajner i GSW pas ndeshjes.
Curry 31, Durant 40
Curry përveç 31 pikëve, shtoi edhe 7 kërcime, 6 asistime, 5 topa të vjedhura e 5 të humbura.
Klay Thompson realizoi 27, ndërsa kërceu 5 herë, për të qenë më efikasi pas Curryt sot.
Sa i përket dyshes Kevin Durant dhe Russell Westbrook - ata kanë qenë në nivel të detyrës përsëri, por nuk eci loja për fitore, pasi që ekipi nuk arrinte assesi të merrte epërsinë në ndeshje. Durant shënoi 40 pikë, 7 kërcime ndërsa Russ 31 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, 5 topa të vjedhura dhe 7 të humbura në këtë takim.
Përballja e radhës zhvillohet në Oklahoma, ndërsa rezultati aktual i serisë është 3-2. Ekipi që arrin së pari 4 fitore, shkon në finale të madhe të NBA-së.