Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEFENSE!

Zgjedhet 5-shja mbrojtëse!

Foto: NBA Official

Zgjedhet 5-shja mbrojtëse!


25 May, 2016 @22:31

Është zgjedhur 5-shja më e mirë mbrojtëse e NBA-së për sezonin e rregullt 2015/2016.

Ashtu siç pritej, me vota në këtë 5-she prin Kawhi Leonard i San Antonios, i cili javë më parë u shpall “Lojtari Mbrojtës i Sezonit”, ndërsa përveç tij skuadrën më të mirë mbrojtëse e përbëjnë edhe Avery Bradley (Celtics), Draymond Green (GSW), DeAndre Jordan (Clippers) dhe Chris Paul (Clippers).

Ndërsa përveç 5-shes së parë, NBA ka zgjedhur edhe skuadrën e dytë më të mirë sipas votave. Ajo përbehet nga: Paul Millsap (Atlanta), Paul George (Indiana), Hassan Whiteside (Miami), Tony Allen (Memphis) dhe Jimmy Butler (Chicago).

Lista me votat e lojtarëve duket kështu:



 
Të gjitha lajmet nga NBA