Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALANCIUNAS

Lajm i mirë për Toronton

nba.com

Lajm i mirë për Toronton


24 May, 2016 @16:23

Një lajm shumë i mirë për Toronto Raptors erdhi nga qendra lituaneze, Jonas Valanciunas.

Valenciunas, i cili ishte i lënduar në ndeshjen e tretë kundër Miami Heatit në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, mungoi në të gjitha ndeshjet e luajtura me Clevelandin në serinë finale të Konferencës Lindore.

Lituanezi, në lidhje me lëndimin u shpreh:

“Po vrapoj, po shutoj, po kërcej, po i bëj të gjithat, po ndihem shumë mirë, jam i gatshëm”.

Seria ndërmjet Cleveland Cavaliers dhe Toronto Raptors aktualisht është e barabartë me rezultat 2-2.


 
Të gjitha lajmet nga NBA