DWANE CASEY
Dënohet trajneri i Torontos
23 May, 2016 @10:15
Trajneri i Torontos, Dwane Casey, është gjobitur me 25 mijë dollarë për shkak të deklaratave që i ka dhënë pas fitores së skuadrës së tij në ndeshjen e tretë të serisë finale të Konferencës Lindore ndaj Cleveland Cavaliersit.
Kritika për referimin ka qenë arsyeja e gjobës për trajnerin në fjalë.
Seria aktuale e finales së Konferencës Lindore është 2-1 në të mirë të Clevelandit.