CONF FINAL SERIES
Rrufeja godet ashpër luftëtarët kampionë
23 May, 2016 @8:04
Oklahoma City Thunder kishte epërsi 41 pikëshe në një moment ndaj kampionit aktual dhe ekipit me bilanc më të mirë në histori të NBA-së, Golden State Warriors.
Të udhëhequr nga Kevin Durant e Russell Westbrook, Thunder dukej se kryen punë heret në lojë dhe në fund morrën epërsinë e serisë 2-1, pas triumfit të sotëm 133-105.
Durant me 33 pikë e 8 kërcime ishtë më efikasi në ndeshje, kurse Westbrook e përfundoi takimin me 30 pikë, 12 asistime e 8 kërcime.
Me double-double u dallua edhe Enes Kanter, që realizoi 10 pikë e 12 kërcime në fitore.
Te Warriors, MVP Stephen Curry përfundoi ndeshjen me 24, ndërsa Klay Thompson me 18 pikë të shënuara, duke u bë të vetmit që shënuan pikë dyshifrore për ekipin e tyre në humbje. Dueli i radhës zhvillohet në Oklahoma.
“Morrëm atë që mertiuam,” ka qenë i shkurt pas ndeshjes Steve Kerr, trajner i ekipit kampion, Golden State Warriors.