INFORMATORI I FUNDIT
Pas finales, gjobitet Peja
26 May, 2016 @18:26
Nënkampionja e Kosovës në basketboll për këtë stinor, Peja, është gjobitur nga FBK-ja me 400 euro pas ndeshjes së pestë finale të Superligës, ku Sigal Prishtina u shpallë kampione e Kosovës.
Gabimi teknik i përsëritur i trajnerit kroat të Pejës, Branimir Pavic, do t’i kushtojë verdhezinjëve 150 euro, pastaj për shkak të hedhjes së shkrepëseve, monedhave të metalit dhe shisheve plastike gjysmë të mbushura Peja u dënua edhe me 100 euro tjera, kurse për shkak të hedhjes së karrigave në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, Peja gjobitet edhe me 150 euro tjera - ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e FBK-së njoftimin e Komesarit të Garave, përmes Informatorit të fundit të Superligës për stinorit 2015/16.
Peja përfundoi stinorin si nënkampione e Kosovës pasi që humbi serinë finale të Play-Offit nga Prishtina 2-3.