Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHICAGO

Noah drejt largimit?

Noah drejt largimit?


26 May, 2016 @8:00

Sipas gazetës amerikane ‘Chicago Sun-Times’, Joakim Noah i ka treguar njërit prej bashkëlojtarëve të tij tek Chicago se ai nuk do të rikthehet me skuadrën e Bullsave pas pushimit dhe do ta gjejë një skuadër tjetër.

Noah këtë verë është lojtar i lirë, ndërsa për të të interesuar janë Celtics dhe New York Knicks. Arsyeja e largimit të francezit thuhet të jetë humbja e besimit në stafin drejtues të Chicagos, raporton gazetari Joe Cowley.

Tek Bulls, përveç francezit Noah, lojtar i lirë këtë verë është edhe spanjolli Pau Gasol. Largimi i dy shtatlartëve do të ishte një hap prapa për skuadrën e Bulls, të cilët kanë për synim rikthimin e lavdisë së dikurshme.


 
Të gjitha lajmet nga NBA