PANATHINAIKOS - BARCELONA

Barça i kthehet fitoreve në Greqi
2 March, 2021 @23:20
Barcelona e mposhti Panathinaikosin me rezultat 77-85, në palestrën Oaka në Greqi.
Skudra spanjolle e kishte kontrollin gjatë tërë ndeshjes dhe e regjistroi një fitore tepër të rëndësishme.
Nikola Mirotic ishte më i miri te Barcelona. Ai luajti me 25 pikë dhe shënoi 5 herë nga vija e treshit, në 9 tentimet e tij.
Te Panathinaikos u veçua përforcimi më i ri i skuadrës, Marjo Hezonja. Lojtari kroat luajti me 21 pikë e 2 kërcime.
Barcelona me një fitore më shumë ngritet në krye të Euroleagues me 19 fitore e 8 humbje, derisa Panathinaikosi ka bilanc prej 9 fitoreve e 16 humbjeve.