BLAUGRANA
Barcelona vazhdon me formë perfekte
15 March, 2014 @0:36
Skuadra e Barcelonës ka arritur të shënojë edhe fitoren e dhjetë në dhjetë ndeshje të zhvilluara të Grupit E të Euroleague.
Ekipi i trajnerit Xavier Pascual ka mposhtur sonte mbrojtësin e titullit të Euroleague, Olympiacos me rezultat 70-58.
Qendra kroate, Ante Tomic, ka qenë basketbollisti më i dalluar i katalonasve sonte, derisa ka shënuar double-double prej 14 pikëve dhe 11 kërcime ndaj skuadrës greke.
Përveç tij janë dalluar edhe Brad Oleson me 15 pikë të shënuara dhe Erazem Lorbek me 13 sosh.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara sonte, Anadolu Efes është mposhtur dramatikisht nga Panathinaikosi në Stamboll, pas vazhdimeve 60-65, derisa Galatasaray ka arritur fitore jetike në Rusi duke e mposhtur Lokomotiv Kubanin, 66-67.
EUROLEAGUE, Rezultatet e sontme:
Barcelona - Olympiacos | 70-58 | GRUPI E | |
Anadolu Efes - Panathinaikos | 60-65 *vazhdime | GRUPI E | |
Lokomotiv Kuban - Galatasaray | 66-67 | GRUPI F |
EUROLEAGUE, Grupi E:
1 | Regal Barcelona | 10-0 | ||
2 | EA7 Armani Milano | 7-3 | ||
3 | Unicaja Malaga | 5-5 | ||
4 | Fenerbahçe Ulker | 5-5 | ||
5 | Panathinaikos | 5-5 | ||
6 | Olympiacos | 4-6 | ||
7 | Anadolu Efes | 2-8 | ||
8 | Laboral Kutxa | 2-8 |
EUROLEAGUE, Grupi F:
1 | CSKA Moska | 9-1 | ||
2 | Real Madrid | 8-2 | ||
3 | Maccabi Tel Aviv | 7-3 | ||
4 | Bayern Munchen | 5-5 | ||
5 | Galatasaray Liv Hospital | 4-6 | ||
6 | Lokomotiv Kuban | 4-6 | ||
7 | Partizan Beograd | 2-8 | ||
8 | Zalgiris Kaunas | 1-9 |