PJESA E PARË
Bashkimi dominon në pjesën e parë
13 December, 2016 @19:31
Bashkimi ka treguar lojë më të mirë në pjesën e parë të ndeshjes kundër skuadrës bullgare Beroe, që po zhvillohet aktualisht në Prizren në kuadër të Ligës Ballkanike.
Portokallezinjtë shkuan në pushim me epërsi prej 11 pikëve, 45-34.
Treshja Palm-Popovic-Johnson, ishin bartësit e lojës së prizrenasve gjatë kësaj periudhe. Palm shënoi 10 pikë, ndërsa dy të tjerët nga nëntë secili.