BESNIK AZEMI
Arsyeja e fitores ishte mbrojtja
13 December, 2016 @11:05
Lojtari i Trepçës, Besnik Azemi, ka thënë pas ndeshjes së djeshme kundër Feni Industries, se mbrojtja e tyre ishte arsyeja kryesore e fitores.
“Arsyeja kryesore e fitores ishte mbrojtja jonë. Në tre çerekët e parë, ne luajtëm pikërisht ashtu siç na udhëzoi trajneri. Në sulm nuk ishim aq të mirë, por me të vërtet ishim shumë të mirë në mbrojtje”.
Azemi dje luajti me 12 pikë, 8 kërcime e 2 asistime, kundër Feni Industries. Trepça ka ndalur Fenin në 45 pikë.